E mërkurë, 18 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/i-arrestuar-ne-kuader-te-operacionit-qielli-i-thyer-agim-rexhepi-dyshohet-per-keto-vepra/I arrestuar në kuadër të operacionit “Qielli i Thyer”, Agim Rexhepi dyshohet...

https://klankosova.tv/i-arrestuar-ne-kuader-te-operacionit-qielli-i-thyer-agim-rexhepi-dyshohet-per-keto-vepra/I arrestuar në kuadër të operacionit “Qielli i Thyer”, Agim Rexhepi dyshohet për këto vepra – Klan Kosova

I dyshuari për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve, Agim Rexhepi, përfundoi në prangat e Antidrogës në një aksion të madh mbrëmjen e 4 majit.

Por, i njëjti u lirua gjatë ditës së sotme pasi ofroi një shumë të madhe dorëzanie. Megjithatë, Rexhepi u arrestua sërish vetëm disa orë pasi u lirua, rast për të cilin raportoi ekskluzivisht Klankosova.tv.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, tha për Klankosova.tv se Rexhepi është arrestuar pas hetimeve në kuadër të rastit “Qielli i Thyer” dhe se dyshohet për disa vepra penale.

Personi në fjalë është arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale nën dyshimet për veprën penale ‘krimi i organizuar’, ‘lidhje me trafikimin e narkotikëve’ dhe ‘pastrimit të parave’”, tha Luta për Klankosova.tv.

Kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore, i cili nxori vendimin për lirimin e Rexhepit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ushtruar ankesë dje në Gjykatën e Apelit.

Vërejtje:
Personi i
 përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

https://klankosova.tv/raportimi-i-klankosova-tv-per-lirimin-e-trafikantit-te-droges-agim-rexhepi-se-shijon-gjate-arrestohet-serish-1/

The post I arrestuar në kuadër të operacionit “Qielli i Thyer”, Agim Rexhepi dyshohet për këto vepra appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT