E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeShowbizHyundai e shndërron xhamin e përparmë në një ekran gjigant

Hyundai e shndërron xhamin e përparmë në një ekran gjigant

Prodhuesi paralajmëron se një version i ri i teknologjisë së ekranit holografik për xhamin përpara – që e kthen atë në një ekran informacioni/informatikë – do të debutojë shpejt.

Ky sistem, i zhvilluar nga nënkompania e Hyundai-t, Hyundai Mobis, bashkë me kompaninë gjermane optike ZEISS, përdor projektorë të fshehur dhe një film optik të veçantë të integruar në xham – në vend të “ekranit tradicional”.


Përderisa nga jashtë xhami duket si një xham i zakonshëm, brenda ofron mundësinë që të shfaqen informacione si navigacioni, të dhënat për vozitje, sistemi i infotainment – dhe potencialisht edhe media, video apo argëtim për pasagjerin.

Në praktikë, sistemi përbëhet nga disa “zona ekrani” të ndara – dy për shoferin, që tregojnë të dhënat kryesore, dhe një për pasagjerin e përparmë, që mund të përdoret për video ose argëtim.

Sipas planit të Hyundai‑t, prodhimi në masë i kësaj teknologjie mund të fillojë nga viti 2027. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT