Hyseni: Qendër moderne për të moshuarit në Gjilan

Hyseni: Qendër moderne për të moshuarit në Gjilan

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, është takuar me pensionistët e qytetit, duke theksuar rëndësinë e kujdesit për ta.

“Me shumë kënaqësi u takova me pensionistët tanë – ata që dikur dhanë gjithçka për shoqërinë. Për ta po e ndërtojmë Qendrën për të Moshuar, një hapësirë moderne me kujdes shëndetësor dhe aktivitete të përditshme,” tha Hyseni.


Kjo qendër synon të ofrojë dinjitet dhe përkujdesje për brezin që ka kontribuar ndër vite në zhvillimin e Gjilanit.