Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni në “Edicionin Special” në Klan Kosova, para se të shpaloste programin e tij për komunën, pati dy fjalë për mosprezencën e kryetarit aktual, Shpejtim Bulliqit.
Sipas tij, mungesa e Bulliqit në debate vjen pasi ky i fundit po frikësohet se do të lëshojë ndonjë gafë tjetër.
“Sikurse me demarkacion, edhe këtu e lëshoi flamurin”, tha ai ndër tjerash.
“Kisha fillu me mungesën e kryetarit aktual i cili po shkon me datën 12. Para se të fillojnë debatet, pata deklaru se do të jem në çdo debat që do të mbahet edhe ja ku jemi në debatin e fundit dhe siç duket sikurse me demarkacion edhe këtu e lëshoi flamurin. Ndoshta nga frika se mos po e bën ndonjë gafë tjetër se i ka bo njo tri a katra të mdhaja. Po me arrogancë nuk shkon”, tha Hyseni.
Ai tha se në komunën e Podujevës punohet në ambient toksik, i ‘instaluar’ nga kryetari aktual.
Ndiqeni videon nga emisioni për më shumë detaje:
The post Hyseni për Bulliqin: Po mungon sot, e me datën 12 po shkon krejt (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.