Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me zv. ministrin e Mbrojtjes, Shemsi Sylën, drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmanin dhe atë për Kulturë, Rini e Sport, Kushtrim Zeqirin, takuan përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
I pari i Gjilanit, theksoi se takimet me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së gjithmonë janë të veçanta, sepse aty ndihet fryma e sakrificës dhe e krenarisë sonë kombëtare.
Kryetari, tha se patën nderin të takojnë veteranë të luftës, ata që me guxim shkruan faqet më të lavdishme të historisë sonë të re.
“Është detyrë dhe përgjegjësi e gjeneratës sonë që amanetin e tyre ta ruajmë, duke ndërtuar vend më të fortë e më të drejtë për qytetarët tanë”, tha kryetari Alban Hyseni.