Hyseni: LDK në Llap do jetë befasi pa balotazh (VIDEO)

Hyseni: LDK në Llap do jetë befasi pa balotazh (VIDEO)

Kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me zgjedhjet e 12 tetorit, duke thënë se LDK-ja do të jetë befasi në Llap.

Ai u shpreh që mundësia është e madhe që të përfundojë me të parën, pra pa balotazh, përcjell Klankosova.tv.

“Me siguri të plotë që do të dalim partia e parë dhe mundësia është shumë e madhe që të përfundojë me të parën, pa balotazh”.

“Jam shumë i sigurt që ka me qenë një befasi rezultati  i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ekrem Hysenit në Llap dhe ka me qenë një befasi e madhe jo veç për Llap, por edhe për regjione tjera”, u shpreh tutje ai.

The post Hyseni: LDK në Llap do jetë befasi pa balotazh (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.