Hysaj pas fitores: Nëse fitojmë ndaj Serbisë, do të jetë ndeshja më e bukur e jetës

news image

Elseid Hysaj është kthyer përsëri si protagonist i rëndësishëm në radhët e Shqipërisë dhe me paraqitjen ndaj Letonisë, i është afruar me në ndeshje rekordit të më shumë sfidave me fanellën kuqezi që mbahet nga Lorik Cana.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duhej fitorja sesbën që të vazhdohej ëndrra që kishim në kokë. Jam gëzuar që fituam, dhe pse një ndeshje me shumë lodhje mendore e fizike, këto ndeshje duhet t’i mbyllim shumë më shpejt se sa t’i lëmë 1-0.

Unë e kuptoj Brojën çfarë lojtari është e mundohem ta vë në pozitën më të mirë. Është një djalë me potencial të fortë, por është pak si i mbyllur në veten e tij. Por jam i bindur që herët a vonë do shpërthejë e do të na ndihmojë më shumë.

Nuk mundemi më të luajmë me 1-0, se futbolli ka ndryshuar. Edhe Serbia, edhe ne mund të bënim gol në fund. Me raste duhet të shfrytëzonim e shkonim 2-0, se mund të komplikohej ndeshja në fund. Duhet të punojmë më shumë në fazën sulmuese.

Rekordi i Canës? Kjo është një ëndërr që po e përjetoj se të barazosh një lojtar si Cana është nder i madh për mua e shpresoj ta kaloj e bëj 100. Shpresojmë të fitojmë të radhës, po fituam besoj se do të jetë ndeshja më e bukur e jetës time. Serbia? E morëm vesh, shumë bukur doli:”, tha Hysaj për TV Klan pas ndeshjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/