Një nga misteret e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit, ishte dhe mënyra sesi mundi autori Elvis Shkëmbi të fuste armën e zjarrin të ambientet e brendshme.
Pamjet e siguruara nga A2 CNN tregojnë se në derën e gjykatës është e vendosur një pajisje që detekton metalet, gjë që shton edhe më tej pikëpyetjet.
Më herët, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu u shpreh se policia nuk ka asnjë lidhje me sigurinë e godinës së gjykatës, duke hequr në këtë mënyrë dhe përgjegjësinë.
Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me 3 plumba nga Elvis Shkëmbi, teksa mbetën të plagosur dhe dy persona që ishin palë në procesin për pronësinë e një godine ku udhëtonin 30 familje.
Ndërkohë, që pas ngjarjes është arrestuar dhe roja e Gjykatës së Apelit të Tiranës pasi ka dështuar të kontrollojë autorin, 30-vjeçarin Ervis Shkambi, i cili hyri me armë zjarri, një pistoletë tip “Beretta”, dhe qëndroi i armatosur në sallë deri në dhënien e vendimit.