Një tjetër tragjedi ka goditur sportin e futbollit.
Ish-futtbollisti i Arsenalit, Billy Vigar ka vdekur në moshën 21-vjeçare.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar klubi anglez, Chichester City, ku Vigar luante aktualisht.
Sipas raportimeve në mediat angleze, Billy Vigar ka pësuar një aksident javën e kaluar ku ka pasur dëmtime të rënda në tru dhe ishte në koma për disa ditë.
”Pasi pësoi një dëmtim të rëndë në tru të shtunën e kaluar, Billy Vigar u vu në komë të induktuar. Të martën ai kishte nevojë për një operacion për të rritur çdo shans për shërim. Edhe pse kjo ndihmoi, dëmtimi rezultoi shumë i rëndë për të dhe ai ndërroi jetë të enjten (25) në mëngjes.”, thuhet në njoftimin e klubit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!