E mërkurë, 7 Maj, 2025
spot_img
HomeSportHumbja e Spurs ia prish magjinë debutimit monstruoz 42 pikësh të Wembanyama...

Humbja e Spurs ia prish magjinë debutimit monstruoz 42 pikësh të Wembanyama në Christmas Day

Victor Wembanyama shënoi 42 pikë

Mikal Briges i qëlloi 41.

I pari, megjithatë humbi, e i dyti fitoi.

Në fakt, shifrat e pikëve të tyre përbëjnë një rekord të ri në NBA. Kjo është hera e parë pas plot 63 vjetëve që dy lojtarë kundërshtarë regjistrojnë më tepër se 40 pikë në nje ndeshje të asaj që njihet si Dita e Krishtlindjes.

Wembanyama luan për San Antonio Spurs.

Briges për New York Knicks.

Ndeshjen që u luajt të mërkurën, e të cilën e transmetoi edhe platforma Artmotion, sikur edhe krejt takimet tjera të Ditës së Krishtlindjes në NBA, e fituan njujorkezët.

Rezultati final ishte 117 me 114 për ta.

Wembanyama, francezi që luan për Spurs, pos 42 pikëve regjistroi edhe 18 rebounds, katër bllokada e po aq asistime, duke e etabluar veten në mesin e atyre që bënë debutim madhështor në Ditën e Krishtlindjeve.

Vetëm Wilt Chamberlain me 45 pikë në vitin 1959 dhe Tracy McGrady, me 43 poena në vitin 2000, ishin më të mirë se ai, në ndeshjen e tyre të parë në Christmas Day.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT