Monday, March 2, 2026
spot_img
HomeLajme“Humbja e jetëve të reja është dhimbje e madhe”, Peci ngushëllon familjet...

“Humbja e jetëve të reja është dhimbje e madhe”, Peci ngushëllon familjet që humbën djemtë në Itali

Dy të rinj nga Mitrovica kanë humbur jetën në një aksident fatal në Itali.

Për lajmin e trishtë ka folur edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të dy të rinjve mitrovicas, Fidan Peci (27 vjeç) dhe Ardian Avdyli (21 vjeç), të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Itali”, ka shkruar Peci.

Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve Peci dhe Avdyli, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën.

“Humbja e jetëve të reja është dhimbje e madhe për familjet, por edhe për mbarë qytetin tonë dhe Kosovën”, ka shkruar kryetari i Mitrovicës.

“Në këto momente të rënda, jemi pranë jush me mendje dhe zemër, duke ndarë dhimbjen dhe lutjet tona për shpirtin e tyre”, thuhet tutje në reagimin e Pecit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT