Humb jetën një punëtor në Suharekë

Humb jetën një punëtor në Suharekë

Një punëtor ka humbur jetën ditën e premte në Suharekë.

Policia njofton se ai ishte lënduar aksidentalisht derisa ishte duke punuar, transmeton Telegrafi.


“Viktima mashkull kosovar-punëtor, derisa ishte duke punuar, dyshohet se aksidentalisht është lënduar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, aty ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima ka arritur pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/