Humb jetën një person si pasojë e një aksidenti në Novosellë të Kamenicës

Tre të lënduar në aksidentin mes dy veturave e një kamionete në rrugën Prishtinë-Pejë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Novosellë të Kamenicës të dielën pasdite.

Policia njofton se është arrestuar i dyshuari që shkaktoi aksidentin, derisa si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndim edhe disa persona të tjerë, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur kështu anësoret e metalit. Si pasojë viktima mashkull kosovar/pasagjer në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe pasagjeri  tjetër mashkull kosovar si dhe vet drejtuesi-i dyshuari. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari-drejtuesi është dërguar në mbajtje”, njofton raporti 24-orësh i PK-së.

The post Humb jetën një person si pasojë e një aksidenti në Novosellë të Kamenicës appeared first on Klan Kosova.