Humb jetën një 67-vjeçare në Lezhë, ra në kontakt me rrymën 

news image

Një grua në Lezhë të Shqipërisë ka humbur jetën si pasojë e rrymës elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë Zezë, ku shtetasja P. P., rreth 67 vjeçeare, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/