Sipas raportit të Indeksit të Transformimit të Bertelsmann Stiftung (BTI) për vitin 2026, Kosova renditet e fundit në rajon për transformim ekonomik me 6.21 pikë, ndërsa pozicionohet më mirë për transformim politik (6.90) dhe qeverisje (4.81).
Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria prin për transformim politik dhe qeverisje, ndërsa Serbia ndodhet në fund të listës për këto fusha.
Raporti BTI analizon progresin e 137 vendeve në demokraci, ekonomi dhe menaxhimin e reformave qeveritare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


