Monday, March 9, 2026
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/arben-gashi-kerkon-nga-kqz-rinumerimin-e-te-gjitha-votave/Arben Gashi kërkon nga KQZ rinumërimin e të gjitha votave - Klan...

https://klankosova.tv/arben-gashi-kerkon-nga-kqz-rinumerimin-e-te-gjitha-votave/Arben Gashi kërkon nga KQZ rinumërimin e të gjitha votave – Klan Kosova

Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se procesi i numërimit në Qendrat e Numërimit Komunal ka dështuar.

Me këtë rast, Gashi ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rinumërimin e votave.

Ai deklaroi se po ashtu ka vërejtur edhe manipulime të votës së diasporës, transmeton Klankosova.tv

“Ky dështim ka dëmtuar gjithashtu rëndë besimin në vërtetësinë e rezultatit zgjedhor. Për hir të ruajtjes së besimit në procesin demokratik, KQZ duhet të vendosë për rinumërimin e të gjitha votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishtinë”, tha Gashi.

Sipas tij, një fenomen tjetër i vërejtur në këto zgjedhje është manipulimi masiv me votën e diasporës.

“Këto vota, siç po shihet, janë manipuluar sidomos brenda partive politike. Demokracia, ndër të tjera, është edhe besim në institucionet e zgjedhura. Vendi ka nevojë për institucione përfaqësuese dhe të besueshme”, theksoi ai.

The post Arben Gashi kërkon nga KQZ rinumërimin e të gjitha votave appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT