Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka shprehur ngushëllimet familjeve të kosovarëve që humbën jetën tragjikisht në Vjenë.
Në një postim në Facebook, ai u uron familjeve që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.
“Kosova u trondit dje nga lajmet për aksidentin e tmerrshëm në Austri që ua mori jetën tre kosovarëve, në vendin e tyre të punës. Një dhimbje e rëndë që na prek të gjithëve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet Bajrami, Musliu dhe Zekaj. Ju uroj forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i tyre do të jetojë gjithmonë tek më të dashurit e tyre”, ka shkruar Hoxhaj, njofton Klankosova.tv.


