Saturday, April 4, 2026
spot_img
HomeLajmeHoxhaj: Shkuarja në zgjedhje varet nga Kurti dhe interesimi i tij për...

Hoxhaj: Shkuarja në zgjedhje varet nga Kurti dhe interesimi i tij për të zgjedhur Presidentin (VIDEO)

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se të shkuarit në zgjedhje varet nga vullneti i kryeministrit Albin Kurti për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Vetë Hoxhaj tha se vendi nuk ka nevojë dhe nuk duhet të shkojë në zgjedhje.

“Bindja ime është që njerëzit nuk kanë nevojë që ta shohin këtë vend të shkojë prapë në zgjedhje. Pra, nuk mendoj që duhet ta çojmë vendin në zgjedhje”, tha Hoxhaj në Rubikon të Klan Kosovës.

“A shkon vendi në zgjedhje a jo, duhet ta kuptojë çdo njeri që kjo varet prej Albin Kurtit”.

“Nëse Albin Kurti do me e zgjedhë një president, ka mundësi, nëse s’do me e zgjedhë një president por do me shku në zgjedhje se do me prodhu kriza siç ishte vitin e kaluar, mund ta dërgojë vendin në zgjedhje”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT