Wednesday, February 18, 2026
spot_img
HomeLajmeHoxhaj: Prokuroria në Hagë tentoi ta kriminalizonte idenë e Pavarësisë së Kosovës...

Hoxhaj: Prokuroria në Hagë tentoi ta kriminalizonte idenë e Pavarësisë së Kosovës (VIDEO)

Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, ka folur në një lidhje direkte nga Haga në emisionin RubikonKlan Kosova.

Duke komentuar fjalën e fundit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, ai tha se goditja erdhi nga raporti i Dick Martyt.

“ Del se ka qenë një betejë që ka rënë në kurth edhe Perëndimi, një betejë e një lufte hibride në raport për ta goditur Kosovën, pasiqë ne kemi fituar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila gjithashtu është në Hagë. Nëse Gjykata  Ndërkombëtare e Drejtësisë i ka dhënë të drejtë dhe e ka bërë të ligjshme ndërkombëtarisht shpalljen e Pavarësisë së Kosovës,  goditja ka qenë raporti i Dick Martyt dhe ne nuk kemi dëgjuar asgjë në këto pesë vitet e fundit”, deklaroi Hoxhaj, njofton Klankosova.tv

Ai theksoi se është e papranueshme që 18 vjet pas pavarësisë të dëgjohet, një gjykatë që e kriminalizon idenë e shtetësisë së Kosovës.

“Nuk kam menduar që si deputet që ka qenë nënshkrues i deklaratës së Pavarësisë pas 18 vitesh të dëgjojë nga një gjykatë evropiane e cila e kriminalizon idenë e pavarësisë së Kosovës, idenë e lirisë së Kosovës, për mua është e padrejtë, është e papranueshme”, u shpreh ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT