Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur mbi krizën politike në vend, duke thënë se partitë politike, vazhdimisht pas zgjedhjeve prej vitit 2001 e deri më tani kanë pasur një dialog të ndërmjetëm.
Hoxhaj tha se në situatën e tanishme politike “ne s’po kemi dialog, as opozita nuk po ka dialog mes vete dhe nuk është këtu vetëm problemi te Kurti”.
“Problemi është i Kurtit me opozitën. Problemi është i krejt partive politike të cilat nuk janë në gjendje që për 37 herë, qoftë ju të na thërrisni në studio, qoftë një institut të na thërras në një debat publik politik, të thonë se kjo krizë nuk është mes Izraelit dhe Iranit, nuk është as lufta në Ukrainë, por është krizë e forcave politike që hyjnë dhe dalin për 37 herë në Kuvend të Kosovës. A keni ide si mund të zgjidhet kjo krizë”.
“Prandaj, kur një vend ka elitë politike, elita politike thotë ‘dëgjo, kjo është fazë e ndërmjetme, Kurti nuk ka mandat për të qeverisur dhe udhëhequr, siç ka udhëhequr mandatin e parë”.
“Është mirë që ka përfunduar kjo periudhë e një sistemi monist dhe duhet të ketë një qeveri e cila është produkt i dialogut, i kompromiseve politike dhe kriza shtetërore nuk mund të zgjidhet pa kompromis”, tha Hoxhaj në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, ai u shpreh se në forumet e partisë dhe në Këshillin Drejtues të PDK-së ka thënë se Kosova, me qëllim që ta kalojë këtë krizë politike, duhet të ketë ide, por sipas tij, “ne nuk po prodhojmë ide”.
The post Hoxhaj: Problemi nuk është veç te Kurti, as opozita nuk ka dialog mes vete appeared first on Klan Kosova.