Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka reaguar pas vdekjes së diplomatit amerikan, Franc Wisner.
Hoxhaj tha se Wisner do të mbetet gjithmonë një mendje e thellë dhe një nga diplomatët më me ndikim të kohës sonë, transmeton Klankosova.tv.
“Lamtumirë, vigan! Në momentet më vendimtare të pavarësimit të Kosovës, superfuqia e botës caktoi njërin nga kolosët e diplomacisë, Frank Wisner, si Përfaqësuesin e SHBA-së për Bisedimet mbi Statusin e Kosovës. Pata fatin ta njoh dhe nderin të bashkëpunoj me të gjatë kohës kur isha anëtar i Grupit të Procesit të Vjenës, nga ku rezultoi shpallja e pavarësisë së Kosovës. Ai ishte dhe do të mbetet gjithmonë një mendje e thellë dhe një nga diplomatët më me ndikim të kohës sonë. Kujtimi dhe trashëgimia e tij do të jetojnë përjetë”, ka shkruar tutje ai në llogarinë e tij në Facebook.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>