Hoxhaj niset drejt Hagës: Në mbrojtje të UÇK-së

news image

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i është bashkuar rrugës drejt Hagës, ku sot nga ora 14:00 do të mbahet protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

Përmes një videoje të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Hoxhaj shprehu qëllimin e pjesëmarrjes në këtë protestë, duke theksuar rëndësinë e vlerave të luftës çlirimtare.

“Drejt Hagës, në mbrojtje të vlerës më të shenjtë, UÇK-së!”, shkroi ai në përshkrimin e videos.

Ai theksoi se proteston për të mbrojtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që solli lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/