Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen e Bajram Qerkinit pas humbjes së tij.
Ai ka postuar një fotografi me tani të ndjerin, mbi të cilën ka shkruar se Qerkinit ishte një zë i pashuar për të pagjeturit, një symbol i qëndresës.
“Lamtumirë, Bacë Bajram! Një zë i pashuar për të pagjeturit, një simbol i qëndresës. Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që e njohën”, ka shkruar Hoxhaj, njofton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>