Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se rasti i Agon Zejnullahut është në dorë të Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK) dhe Prokurorisë dhe pret që ta hetojnë sa më shpejt rastin dhe të zbardhen të gjitha detajet.
Në një konferencë për media me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), Hoxha theksoi se presin verdiktin final të drejtësisë për këtë rast.
Hoxha gjithashtu shpreh përsëri keqardhje për familjen dhe shpreh ngushëllime për 27 vjeçarin.
“Ne shprehim keqardhje për atë çfarë ka ndodhur në Lipjan, presim verdiktin final të drejtësisë tonë. Urojmë që e vërteta të dal në shesh dhe po ashtu shprehim keqardhje familjes dhe shprehim ngushëllime. Mbetet që Inspektorati i Policisë së Kosovës, Prokuroria jonë, ta hetojë sa më shpejt rastin dhe të zbardhen të gjitha detajet të këtij rasti të rëndë dhe fatkeq që kemi pasur”, tha Hoxha.
Këto komente Hoxha i bëri pasi u pyet nga gazetarët për rastin tragjik të ndodhur më 7 korrik në Lipjan, ku një 27 vjeçar vdiq në rrethana të paqarta, raporton KP, transmeton Klankosova.tv
The post Hoxha për rastin e Agon Zejnullahut: Presim verdiktin final të drejtësisë appeared first on Klan Kosova.