Hoxha për ankesën e LS-së: Presidentja do hezitojë të japë mandatarin për shkak të rastit në Kushtetuese

Hoxha: Shtyrja e afateve duket se ka qenë qëllimi fillestar i LVV-së (VIDEO)

Profesori nga instituti ADGER, Abit Hoxha thotë se presidentja Vjosa Osmani do të hezitojë të japë mandatarin.

Kjo pasi sipas tij, për shkak të paraqitjes së anekësën në Gjykatën Kushtetuese kundër votimit ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë nga ana e Listës Serbe, transmeton Klankosova.tv.

Të shtunën në Info Magazine të Klan Kosovës, Hoxha shtoi se kjo situatë do të jetë mjaft problematike.

Ndërsa profesori thekson se kjo situatë, po i shkon për shtati partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kushtetuesja do të marrë pak kohë, ndërsa presidentja do të hezitojë të japë mandatarin për shkak të rastit në Gjykatën Kushtetuese, dhe kjo si duket i shkon për shtati LVV-së që të shtyjë sa më shumë afatet, që si duket ka qenë qëllimi që nga fillimi”, deklaroi profesori Hoxha.

The post Hoxha për ankesën e LS-së: Presidentja do hezitojë të japë mandatarin për shkak të rastit në Kushtetuese appeared first on Klan Kosova.