Sunday, April 5, 2026
spot_img
HomeLajmeHoxha: Kosova në skenën ndërkombëtare po reflekton se nuk ka stabiltet të...

Hoxha: Kosova në skenën ndërkombëtare po reflekton se nuk ka stabiltet të brendshëm politik

Njohësi i çështjeve politike, Abit Hoxha në “Info Magazine” në Klan Kosova tha se shteti i Kosovës po reflekton destabilitet institucional në arenën ndërkombëtare.

Hoxha teksa komentoi zhvillimet e fundit në politikën vendore, tha se duke pasur parasysh zhvillimet në dy vitet e fundit Kosova po reflekton që nuk është gati të marrë përgjegjësi dhe obligime ndërkombëtare, raporton KlanKosova.tv.

“Këto që ndodhin në skenën politike të Kosovës reflektojnë edhe në imazhin e vendit. Është shumë e rëndësishme që Kosova të ketë stabilitet politik dhe institucional të cilin për momentin nuk po e reflekton në skenën ndërkombëtare. Kosova po reflekton se nuk mund të merr përgjegjësitë dhe detyrimet ndërkombëtare me këtë brishtësi institucionale dhe politike, duke përfshi edhe obligimet e fundit që kanë dalë prej marrëveshjeve ose premtimeve ndërpolitike me bashkësinë ndërkombëtare ose nominalisht me presidentin Trump”, tha Hoxha.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT