Hovenier: Edhe partnerët evropianë kanë shprehur shqetësime lidhur me Qeverinë e drejtuar nga Kurti

Hovenier: Edhe partnerët evropianë kanë shprehur shqetësime lidhur me Qeverinë e drejtuar nga Kurti

Jeffrey Hovenier, ish-ambasadori i ShBA-së ka thënë se Administrata Trump ka vendosur që të pezullojë Dialogun Strategjik me Kosovën, pasi pati pakënaqësi me Qeverisjen Kurti në detyrë, sipas tij, amerikanët mendojnë se ekzekutivi kosovar po ndërrmerr veprime që ndikojnë jo mirë në rajon.

Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, Hovenier pohoi se edhe shtetet evropiane si ShBA-ja e kan e këtë përshtypje për Qeverinë Kurti në detyrë.

“Nëse lexoni deklaratën e SHBA-së, atë të lëshuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë në kohën kur është bërë njoftimi, është e qartë se ky vendim është marrë nga autoritetet e Uashingtonit, si rezultat i perceptimit të tyre se Qeveria e kryeministrit në detyrë [Albin] Kurti nuk po bashkëpunon mjaftueshëm. Ato konsiderojnë se, pavarësisht këshillave, sugjerimeve dhe përpjekjeve të SHBA-së, kryeministri dhe Qeveria e tij në detyrë vazhdojnë të ndërmarrin veprime që, sipas Shteteve të Bashkuara, ndikojnë drejtpërdrejt dhe negativisht në sigurinë dhe stabilitetin në rajon”.

“Por, vini re se kjo pikëpamje nuk duket të jetë vetëm e Shteteve të Bashkuara. Partnerët evropianë, gjithashtu, kanë vazhduar të shprehin shqetësime të vërteta, lidhur me disa nga zgjedhjet politike të Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Kurti”, ka thënë Hovenier.

The post Hovenier: Edhe partnerët evropianë kanë shprehur shqetësime lidhur me Qeverinë e drejtuar nga Kurti appeared first on Klan Kosova.