Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se refuzimi i Kurtit për tâu paraqitur në prokurori është përdhosje e shtetit dhe institucioneve të Kosovës.
Përmes n një postimi në rrjetin social, Facebook, Hoti shkroi se këto sjellje të Kurtit po i vënë njollë rendit kushtetues dhe demokracise në Kosovë, e cila merret si shembull në rajon dhe më gjerë, shkruan Klankosova.tv
âSot, Kosova ka qenë në titujt e mediave ndërkombëtare për këtë sjellje të Kurtit.  Por ky nuk e ka për herë të parë që i vë njolla shtetit të Kosovës. Njësoj ka ndodhur edhe kur gjuante gaz në Kuvend, apo kur protestonte disa ditë para shpalljes së pavarësisë. Barazia para ligjit është fundamenti i demokracisë. Nuk ka rrugë tjetër, nuk ka shpëtim askush nga drejtësia. Ãshtë vetëm çështje koheâ, shkroi ndër të tjerash ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>