E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/hoti-kriza-energjetike-po-e-rrenon-ekonomine-kosovare-pasoja-per-punesimin-e-mijera-punetoreve/Hoti: Kriza energjetike po e rrënon ekonominë kosovare - pasoja për punësimin...

https://klankosova.tv/hoti-kriza-energjetike-po-e-rrenon-ekonomine-kosovare-pasoja-per-punesimin-e-mijera-punetoreve/Hoti: Kriza energjetike po e rrënon ekonominë kosovare – pasoja për punësimin e mijëra punëtorëve – Klan Kosova

Deputeti i betuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar për krizën energjetike në vendin tonë, që sipas tij, po e rrënon ekonominë kosovare.

Hoti tha se asnjë masë nuk është marrë tash e sa vite dhe se dalja në tregun e hapur, pa i siguruar kushtet paraprake, do të jetë shkatërruese për shumë prodhues, transmeton Klankosova.tv

Investimet aktuale dhe të ardhshme do të ndikohen negativisht nga mungesa e qartësisë sa i përket furnizimit me energji. Paqartësia nuk lidhet vetëm me çmimin e lartë dhe të paparashikueshëm, por edhe me pasigurinë e furnizimit.

Asnjë masë nuk është marrë tash e sa vite.

Blloqet e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B vazhdojnë të bien nga sistemi, pasi tenderët për rinovim e mirëmbajtje vonohen me vite.

Centrali me gaz i Marrëveshjes së Uashingtonit u anulua në vitin 2021. Mjetet e parapara për atë qëllim u destinuan për projektin e baterive, por në fund humbën krejtësisht për shkak të ndryshimit të prioriteteve të politikave amerikane.

Dalja në tregun e hapur energjetik, pa i siguruar kushtet paraprake, duket se do të jetë shkatërruese për shumë prodhues. Kjo do të ketë pasoja për punësimin e mijëra punëtorëve dhe, në veçanti, do të përkeqësojë aftësitë konkurruese të prodhuesve të Kosovës në tregun vendor dhe të jashtëm, duke e thelluar edhe më tej deficitin tregtar të Kosovës.”

The post Hoti: Kriza energjetike po e rrënon ekonominë kosovare – pasoja për punësimin e mijëra punëtorëve appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT