E diel, 2 Mars, 2025
spot_img
HomeShowbizHoti: Kosova të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, është e vetmja derë...

Hoti: Kosova të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, është e vetmja derë ku duhet trokitur

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova duhet sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, duke potencuar se shtatori i vitit 2022 nuk duhet mbetet momenti i vetëm kur vendi ynë u nderua dhe u respektua nga ajo.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti thotë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet me patjetër të jetë proamerikane, profesionale e me program të qartë, e mbi të gjitha e guximshme për të marrë vendime të mëdha që e nxjerrin vendin nga bataku ku është futur vitet e fundit, transmeton Klankosova.tv.

“Kosova duhet sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, që është e vetmja derë ku duhet trokitur për të siguruar njohje e anëtarësime të reja, për projekte madhore infrastrukturore e energjetike, për anëtarësim në NATO e në organizata të tjera, dhe për të marrë garancitë për siguri kombëtare. Shtatori i vitit 2020 nuk duhet të mbetet momenti i vetëm kur Kosova u nderua dhe u respektua nga Shtëpia e Bardhë”.

“Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë qartë proamerikane, profesionale e me program të qartë, e mbi të gjitha e guximshme për të marrë vendime të mëdha që e nxjerrin vendin nga bataku ku është futur vitet e fundit”, ka shkruat Hoti.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498