Honda ndërton një motoçikletë elektrike për të rritur, por çmimi thuhet se “lë për të dëshiruar”

Honda ndërton një motoçikletë elektrike për të rritur, por çmimi thuhet se "lë për të dëshiruar"

Honda hyn për herë të parë në tregun e motocikletave elektrike me WN7, një version prodhimi i konceptit EV Fun të vitit 2024.

Motocikleta ka dizajn “streetfighter” me linja të theksuara dhe një ekran LCD 5.1-inç pas dritave LED.


Sipas Honda-s, WN7 ofron 67 kuaj-fuqi dhe 100 Nm çift rrotullimi, duke rivalizuar motorët 600cc me benzinë.

Pesha prej 217 kg e bën atë 9% më të rëndë se CB750 Hornet me motor benzinë.

“Distanca” e deklaruar është 130 km me një karikim dhe karikimi i shpejtë CCS2 ofron 20-80% brenda 30 minutash.

Por çmimi thuhet se vjen më i shtrenjtë se shumica e motocikletave me benzinë dhe disa EV të tjera, duke e bërë atë një opsion kryesisht për entuziastët e teknologjisë. /Telegrafi/