Holstein Kiel, e ka arritur një fitore të madhe ndaj Borussia Dortmund, me rezultat 4:2.
Skuadra e Marcel Rapp, realizoi tri herë brenda 45 minutave të para, duke i befasuar tetë herë kampionët e Gjermanisë.
Vendasit nuk ishin favorit në këtë takim, por pikët e plota u morën.
Llogarinë për Holstein Kiel, e realizoi Shuto Machino, shënoi golin e parë në minutin e 27-të.
Duke ndjerë dobësitë e Dortmundit, Kiel vazhdoi të kërcënonte në kundërsulm dhe u shpërblye me një gol të dytë.
Këtë herë, Lasse Rosenboom dërgoi një krosim në rrugën e Phil Harres, i cili e dërgoi me kokë topin në rrjetë.
E të tretin e realizoi Alexander Bernhardsson.
Gjërat nuk mund të kishin shkuar më keq për Dortmundin në pjesën e parë, prandaj nuk ishte befasuese të shihje një reagim në pjesën e dytë.
Giovanni Reyna hapi rikthimin me një gol nga askund, duke marrë topin në cep të zonës dhe duke goditur me forcë në këndin e majtë të largët të portës.
Jamie Gittens shënoi në një mënyrë po kaq mbresëlënëse, duke gjetur këndin e kundërt të portës me një finish stilistik.
Dortmundi mori një mundësi të dytë në minutat e fundit të lojës kur kapiteni i Kiel, Lewis Holtby, u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të pasaktë ndaj Felix Nmecha.
Vizitorët nuk arritën ta shfrytëzonin numrin më të madh të lojtarëve, me Kiel që ishte ekipi që gjeti golin e gjashtë të ndeshjes.
Me Kobel që kishte shkuar të fusha kundërshtare pas një goditje nga këndi, Jann-Fiete Arp i Keil mundi të kalonte pothuajse gjithë fushën pas fitimit të topit duke goditur në portë të zbrazët nga distanca, siguroi fitoren e tretë të Kiel në Bundesligë këtë sezon.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>