Hoffenheim flet shqip: Krenar me juve Albi, Leon dhe Fis

news image

Klubi gjerman Hoffenheim ka vlerësuar paraqitjen e treshes kosovare të skuadrës së tyre – Leon Avdullahu, Albian Hajdari dhe Fisnik Asllani – pas fitores së Kombëtares së Kosovës kundër Suedisë.

Dardanët mbrëmë triumfuan me rezultat 1-0, ku Asllani shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i siguruar fitoren Kosovës.

Pas ndeshjes, Hoffenheim reagoi në rrjetet sociale me një postim në gjuhën shqipe, duke lavdëruar performancën e lojtarëve të saj.

“Krenar me juve Albi, Leon dhe Fis”, ka shkruar klubi gjerman në rrjetet sociale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/