Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurin me iniciale Q.B., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
I pandehuri, më datë 18 gusht 2025, rreth orës 06:10, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, në një market brenda objektit të Stacionit të Autobusëve, me paramendim dhe në vend publik, me anë të mjeteve eksplozive dhe lëndëve djegëse, shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve dhe dëme materiale.
“Fillimisht hedh një bllok betoni për të eliminuar pengesat, në mënyrë që të arrijë qëllimin e tij, më pas hedh një koktej molotov (shishe të mbushur me lëndë djegëse) në derën e maketit, me ç‘rast marketi nis të digjet, pastaj i njëjti largohen nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.
I pandehuri Q.B., ka qenë në kërkim policor dhe është arrestuar me datë 18 shtator 2025 në Aeroportin e Prishtinës. /Telegrafi/