Hitet e Taynës mbërrijnë sërish tek Kylie Jenner, ylli riposton “Obsession”

Hitet e Taynës mbërrijnë sërish tek Kylie Jenner, ylli riposton "Obsession"

Hitet e Taynës po vazhdojnë të arrijnë në skenën ndërkombëtare.

Pas përdorimit të këngës “Si ai” nga disa influencues të njohur globalisht, tani edhe “Obsesion” ka tërhequr vëmendjen e Kylie Jenner, e cila ka ripostuar një video ku dëgjohet ky hit i artistes shqiptare.


Ky është hera e dytë që Kylie përdor muzikën e Taynas, duke e renditur reperen kosovare mes emrave që po depërtojnë në industrinë globale të muzikës.

Në muajt e fundit, këngët e Taynas janë dëgjuar në playliste të DJ-ve ndërkombëtarë gjatë festivaleve të njohura si Ultra Europe, Tomorrowland dhe Rolling Loud, ku “Si ai” dhe “Obsesion” kanë shërbyer si sfond për set-et e famshme.

Ky sukses vërteton se muzika shqiptare po fiton terren global, duke shkuar nga Prishtina deri në Hollywood. /Telegrafi/

Tayna/InstaStory

– YouTube www.youtube.com