E martë, 10 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeHistoriani izraelit: Gaza është rast i qartë gjenocidi, pa precedent në shekullin...

Historiani izraelit: Gaza është rast i qartë gjenocidi, pa precedent në shekullin XXI

Historiani izraelit dhe profesori i studimeve të Holokaustit në Universitetin Brown, Omer Bartov, ka deklaruar se ajo që po ndodh në Rripin e Gazës përbën një rast të qartë gjenocidi, duke e quajtur situatën “të pashembullt në shekullin XXI”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për “BBC Mundo”, Bartov shpjegoi se fillimisht nuk e kishte konsideruar operacionin ushtarak të Izraelit si gjenocid, por ndryshoi qëndrim në maj të vitit 2024, pas ofensivës në Rafah dhe zhvendosjes së afër një milion personave në një zonë pa infrastrukturë.

“Që atëherë situata është përkeqësuar ndjeshëm dhe ka konsensus mes ekspertëve të gjenocidit për këtë”, tha ai. Bartov shtoi se shkatërrimi në Gaza është i krahasueshëm me Hiroshimën dhe i tejkalon edhe bombardimet mbi Gjermaninë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai kritikoi gjithashtu fondacionin privat izraelit që shpërndan ndihma në Gaza, duke e cilësuar si “projekt për të dhënë përshtypjen se po ndihmohet popullata, ndërkohë që përkeqësohet kriza humanitare”.

Fushata ushtarake e Izraelit nisi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1,200 persona dhe u rrëmbyen 251 të tjerë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, mbi 54,470 persona janë vrarë që atëherë, përfshirë mbi 17,000 fëmijë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT