Dita Ndërkombëtare e Gruas ka rrënjët në luftën e grave punëtore pas Revolucionit Industrial, veçanërisht në grevat e rrobaqepësve në Nju Jork dhe Shtetet e Bashkuara në fillim të shekullit të 20-të.
Kjo ditë u institucionalizua më pas në Evropë dhe Rusi, ku marshimet e grave në vitin 1917 në Petrograd shënuan fillimin e Revolucionit të Tetorit.
Vladimir Lenin e shpalli 8 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Gruas në vitin 1922 për të nderuar rolin e grave në shoqëri dhe politikë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


