E premte, 6 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeHistoria e burrit që kaloi pesë muaj në burg pa e ditur...

Historia e burrit që kaloi pesë muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan.

Protagonist është Aitabdel Salem, 41 vjeç, me origjinë nga Algjeria, i cili kaloi pesë muaj në burg pa qenë i vetëdijshëm se mund të dilte me vetëm 2 dollarë.

Salem u arrestua për dyshimin e vjedhjes së një palltoje në një dyqan të Zara-s në Manhattan dhe për rezistencë ndaj policisë. Fillimisht, gjykata i caktoi një shumë prej 25 mijë dollarësh, që ishte e paarritshme për të.

Por një javë më pas, akuzat për sulm ndaj policisë u tërhoqën dhe mbetën vetëm dy shkelje të vogla për manipulim të kartave të metrosë – për të cilat gjykata kishte vendosur një gjobë simbolike prej vetëm 1 dollari për secilën.

Fatkeqësisht, askush nuk e informoi Salem për këtë ndryshim. Për muaj të tërë ai qëndroi në burg, ndërsa gjobën mund ta paguante me monedha. Avokatët e tij të rinj, Glenn Hardy dhe Theodore Goldbergh, e mësuan më vonë të vërtetën dhe akuzuan avokatin e mëparshëm për neglizhencë. “Klienti ynë nuk kishte asnjë informacion për gjobën reale. Ai mund të kishte qenë i lirë që ditën e parë”, u shpreh Hardy për mediat.

Kjo nuk është një situatë e izoluar. Startup-i “Betterbail”, i cili merret me analizimin e rasteve të gjobave dhe mbrojtjes ligjore, zbuloi se qyteti i Nju Jorkut përdor shpesh “gjoba simbolike” – një praktikë ligjore kur dikush përballet me disa akuza njëherësh.

Ky rast ka rikthyer debatin mbi efektivitetin e mbrojtjes ligjore falas dhe nevojën për reforma në sistemin penal amerikan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT