Thursday, March 19, 2026
spot_img
HomeLajmeHistori shqiptarësh nga burgu në Serbi (Dokumentar)

Histori shqiptarësh nga burgu në Serbi (Dokumentar)

Nezir Mehmetaj, Avni Qenaj dhe Hasan Dakaj janë tre nga dhjetëra kosovarë që janë mbajtur në burg në Beograd si të akuzuar për krime lufte.

Mehmetaj ka mbajtur 5 vjet e nëntë muaj burg, Dakaj një vit, kurse Qenaj dy muaj e gjysmë.

Të tre kanë rrëfyer përjetimet e tyre në emisionin dokumentar MAT në Klan Kosova. Secila është një histori në vete, që nga momenti i ndalimit, trajtimi në burg, deri te lirimi.

“Çekani i padrejtësisë” titullohet dokumentari, ku është trajtuar praktika e ndalimit të kosovarëve nga autoritetet serbe, e cila më shumë paraqitet si një luftë speciale për devijimin e së vërtetës.

Që kjo të pamundësohet, thirrja në Kosovë është që të shmanget territori i Serbisë për kalim. Kurse institucionet e Kosovës, për raste të tilla, kanë bërë thirrje për trysni nga ndërkombëtarët mbi Beogradin që të mos ndalojë kosovarë mbi akuzat për krime lufte.

Por ato as nuk janë dëgjuar dhe as nuk janë ndalur. Praktika e arrestimeve të kosovarëve ka qenë më aktive që nga viti 2016. Një nga rastet e para dhe më të mëdha është ai i arrestimit te Dheu i Bardhë i Nehat Thaçit, i cili atëherë mbante pozitën e drejtorit të Policisë për rajonin e Mitrovicës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT