Wednesday, February 25, 2026
spot_img
HomeLajmeHill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi (VIDEO)

Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi (VIDEO)

Diplomati amerikan Christopher Hill, ka folur rreth përshtypjeve të tij për UÇK-në, ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, dhe procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.

Në një intervistë për emisionin Opinion në RTV Klan, Hill tha se Prokuroria ka synuar të vërtetojë përgjegjësinë komanduese dhe ta bëjë Thaçin përgjegjës për çdo krim që mund të ketë ndodhur në Kosovë.

“Asnjëherë nuk pashë një shembull të tillë. Unë nuk jam në dijeni të asnjë rasti të tillë kundër Thaçit. Nuk ka asnjë rast konkret kundër Thaçit. Prandaj ndjeva se duhet të shkoja në Hagë dhe të rrëfeja se çfarë dija. Po ju them se nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga z. Thaçi dhe prandaj shkova”, ka deklaruar Hill transmeton Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT