Katër persona janë prangosur sot gjatë një aksioni të hetuesve të krimeve ekonomike të zhvilluar në Gjakovë.
Zyrtarët komunalë, u arrestuan nën dyshimin për vepren penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, tha për Klankosova.tv se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Policia e Kosovës, konkretisht hetues kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë ndërmarrë veprime hetimore në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga zyrtarë komunalë në Gjakovë. Katër persona të dyshuar janë intervistuar dhe ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit. Hetimet po vazhdojnë në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, tha Hoxha për Klankosova.tv.
The post Hetuesit e krimeve ekonomike ‘zbarkojnë’ në Gjakovë, katër të arrestuar appeared first on Klan Kosova.