Një rast i rëndë i ka ndodhur dje, ku një grua dhe vëllai i saj janë mbajtur peng nga bashkëshorti i viktimës për disa orë.
Sipas policisë, burri i dyshuar i kishte mbyllur brenda një objekti të dy personat dhe i kishte kërcënuar me armë.
Vëllai i gruas kishte arritur të largohej dhe menjëherë ishte drejtuar në stacionin e policisë për të raportuar rastin, njofton Klankosova.tv.
Pas kësaj, policia dhe njësia e hetimeve kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur viktimën dhe të dyshuarin.
Gjatë kontrollit, janë konfiskuar 54 fishekë, ndërsa gruaja ka marrë trajtim mjekësor pasi kishte pësuar lëndime nga goditjet dhe gërvishtje në fytyrë.
I dyshuari është arrestuar dhe rasti është duke u trajtuar nga autoritetet përkatëse.
Ndiqni detajet, nga gazetarja Altiana Zogaj, në videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>