“Heshtje ndaj fajdexhiut”, Abelard Tahiri u bën thirrje qytetarëve që të protestojnë para Lëvizjes Vetëvendosje

Protesta e sotme në Gjilan, reagon Abelard Tahiri: Adresa para së cilës duhet të protestohet është Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka reaguar ashpër ndaj qeverisë në detyrë pas ngjarjes tragjike në Gjilan, ku u vranë tre persona.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka përkrahur protestën e qytetarëve të Gjilanit, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për heshtje dhe mosveprim.

Deputeti ka theksuar se në vend që të ndërmerreshin masa të menjëhershme për kapjen e autorit, atij, sipas tij, “iu hap rruga për t’u arratisur”.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që protestat t’i drejtojnë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Me plot të drejtë, sot qytetarët e Gjilanit kanë thirrur protestë në qytet. Pesë ditë heshtje nga Sfeçla e Kurti për mos arrestimin e fajdexhiut që vrau tre qytetarë të pafajshëm! Jo vetëm heshtje,  por edhe mbrojtje të hapur”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

The post “Heshtje ndaj fajdexhiut”, Abelard Tahiri u bën thirrje qytetarëve që të protestojnë para Lëvizjes Vetëvendosje appeared first on Klan Kosova.