“Heroi amerikan”, burri shoqëron ariun jashtë dyqanit – publikohen pamjet

"Heroi amerikan", burri shoqëron ariun jashtë dyqanit - publikohen pamjet

Një burrë amerikan po cilësohet si hero pasi arriti të shoqëronte një ari jashtë një dyqani pasi ai kishte hyrë brenda.

Një video e ariut që shëtit nëpër dyqanin Dollar General në New Jersey është bërë virale.


Sean Clarkin, i cili e xhiroi videon me telefonin e tij, tha se e bindi ariun ta ndiqte jashtë.

Pasi e udhëhoqi ariun jashtë, Clarkin u përpoq ta çonte kafshën drejt lirisë: “Liri, shoku, liri.”

Ndërsa videoja e incidentit u bë virale, përdoruesit e rrjeteve sociale lavdëruan Clarkin për ndërhyrjen e guximshme. /Telegrafi/