Henry zbulon favoritin për “Topin e artë” dhe s’ka dyshime për këtë

news image

Legjenda e futbollit, Thierry Henry në emisionin “CBS Sports” ka zbuluar favoritin për të fituar “Topin e artë” për vitin 2025.

Sipas ish-sulmuesit francez, favoriti kryesor për të fituar këtë çmim individual është Ousmane Dembele.

Henry e kishte për detyrë t’i emëronte gjashtë favoritët për këtë çmim dhe në të gjithë numrat ai shkroi emrin e Dembele.

“Nuk dua të flas, vetëm shikojeni pikturën. Ne mund të flasim për shumë lojtarë, por për mua – ai do të jetë fituesi. Këtë vit ai gjithqysh do të jetë më i miri në botë”, u shpreh Henry.

Kujtojmë se kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjen e fituesit të “Topit të Artë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/