Më 27 qershor iu ndalua operimi përkohësisht.
Vendimi u mor nga inspektorati sanitar, pas dyshimeve se klientë të kësaj qebaptoreje u helmuan nga ushqimi i konsumuar këtu.
Analizat e bëra nga Instituti kombëtar i shëndetësisë publike konfirmuan, më 3 korrik, se është gjetur salmonellë në sallatën e këtij biznesi.
Deri më 2 korrik, sipas IKSHPK-së për shkak të simptomave pas konsumimit të ushqimit në këtë qebaptore, janë hospitalizuar 23 persona me simptoma gastrointenstinale. 8 të tjerë janë trajtuar në mënyrë ambulantore.
Simptomat e tyre përfshinin temperaturë, ethe, vjellje, bark qitje ujore dhe dhembje barku.
Pavarësisht gjetjes së salmonellës, inspektorati sanitar shfuqizoi vendimin e parë për ndaljen e përkohshëm të operimit për qebaptoren. Arsyetimi ishte se kjo e fundit përmirësoi të gjitha kushtet higjeno sanitare. Por një rekomandim u dha.
Megjithatë, rasti është dërguar te organet e drejtësisë. E sipas kryeinspektorit sanitar, pronari i qebaptores, mund të ndëshkohet nga gjykata për shqetësimin shëndetësor që ua shkaktoi klientëve, siç e parasheh ligji për ushqimin edhe procedurat administrative
Televizioni provoi ta marrë një qëndrim nga përfaqësues të biznesit në fjalë, por nuk ia doli, pavarësisht përpjekjeve gati njëjavëshe.
The post Helmimi me ushqim: Salmonella në sallatë, i çoi 23 veta në spital (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.