Në Shkodër është prezantuar sot studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës–Prishtinë, e quajtur “Hekurudha Kuqezi”, një projekt që synon të lidhë përmes hekurudhës portin e Durrësit me kryeqytetin e Kosovës, duke kaluar përmes Shkodrës dhe Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku e ka cilësuar këtë moment si një hap historik për Shqipërinë dhe një projekt me rëndësi të veçantë gjeopolitike.
“Hekurudha Kuqezi do të bëhet nyje ndërlidhëse e tre korridoreve evropiane: Korridorit 8, Korridorit 10 dhe Adriatiko-Jonian, duke e kthyer në një pikë strategjike për zhvillimin politik dhe ekonomik të rajonit”, u shpreh Balluku.
Ajo vuri theksin te Shkodra si një stacion kyç i projektit, ndërsa për Gjakovën tha se “mbart një histori dhe pozicion strategjik të jashtëzakonshëm për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës”.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);