Heidi Klum dukej mahnitëse me veshjen e saj tradicionale në Oktoberfest

Heidi Klum dukej mahnitëse me veshjen e saj tradicionale në Oktoberfest

Heidi Klum dukej mahnitëse me një veshje tradicionale në Oktoberfest në Mynih, të martën.

Modelja, 52 vjeçe, u fut në atmosferën festive të festivalit të birrës me një fustan blu që kishte një dekolte të hapur dhe një bluzë me mëngë të fryra.


Fustani ishte i gjatë, pothuajse deri në fund të këmbëve dhe kishte një detaj me një lidhëse në bel, derisa Heidi e kompletoi këtë veshje me një palë taka të bardha.

Flokët i kishte rregulluar thjesht, por zgjodhi një grim tërheqës të guximshëm.

Më herët gjatë ditë, Heidi dukej në disponim të mirë derisa binte birrë, në një birrari.

Modelja e njohur shkëlqente derisa ndau një video duke pirë pijen e saj alkoolike me 12.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Ylli i “America’s Got Talent” foli në gjermanisht përpara se të ngrinte gotën e birrës drejt kamerës, pasi mori një gllënjkë të gjatë.

Ajo shkroi: “Përgatitjet për festivalin tim Heidi në Hofbräuhaus München”.