Monday, March 2, 2026
spot_img
HomeLajmeHegseth: Ne nuk e filluam luftën, por nën presidentin Trump, ne po...

Hegseth: Ne nuk e filluam luftën, por nën presidentin Trump, ne po e përfundojmë atë

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, përmes një konference për media, ka  thënë se operacioni ndaj Iranit, nën urdhrat e drejtpërdrejtë të Donald Trump, është operacioni ajror më vdekjeprurës, më kompleks dhe më preciz në histori, shkruan BBC.

“Ne nuk e filluam luftën, por nën Presidentin Trump, ne po e përfundojmë atë”, thotë ai,transmeto Sinjali.

Ai paralajmëroi po ashtu se kushdo që vret ose kërcënon amerikanët do të ndiqet nga SHBA-të “pa kërkuar falje dhe pa hezitim”. 

Hegseth thotë se është e logjikshme që regjime si Irani nuk duhet të kenë armë bërthamore dhe se Trump ka “guximin” e nevojshëm për ta zbatuar këtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT