Thursday, March 19, 2026
spot_img
HomeLajmeHedhje mbeturinash në rrugë, qytetarët ankohen në Gjilan

Hedhje mbeturinash në rrugë, qytetarët ankohen në Gjilan

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar për ndotjen në udhëkryqin e rrugëve Zijah Shemsiu dhe Halim Orana në Gjilan, ku fast food-i “Kulla” dyshohet se po hedh mbeturina në trotuar dhe në rrugë.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Sinjalit, mbeturinat po krijojnë papastërti dhe pengojnë lëvizjen e këmbësorëve.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përkatëse për të ndalur këtë praktikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT